Diaspora jonë dhe kontributi për vendlindjen -“Diaspora në vendlindje” mblodhi bashkatdhetarët nga diaspora dhe vendlindja në Anën e Malit

Në kompleksin Lamiga në Anë të Malit, me 6 gusht 2019, u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje”, organizuar nga mergimtarët Naser Nika dhe Albert Salaj. Në këtë mbrëmje mërgimtarët e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme por edhe vendasit, patën mundësi të kalojnë një natë të bukur nën performancat artistike të valltarëve dhe këngëtarëve nga vendlindja.

Të pranishmit i përshëndetën edhe përfaqësuesit e institucioneve lokale, kryetari i komunës, Loro Nrekiq, i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, kryetari i KKSH-së, Faik Nika dhe Organizatës Turistike Fatmir Gjeka.

Ata vlerësuan lartë ndihmën e diasporës për vendlindjen dhe i ftuan që të investojnë në projekte afariste për çka do të kenë përkrahje të plotë të institucioneve të pushtetit lokal, trasmetojë televizioni Tv Teuta, raporton Bota Sot.

Ndërsa, axhensia që organizojë spektaklin shkruajti në statusin e saj në rrjetin social Facebook se :

Mbrëm u mbajt manifestimi madhështor “Diaspora në Vendlindje” në ambjentet e restaurantit “Lamiga”në Anë të Malit, Ulqin, nën organizimin e agjensisë së spektakleve “Albis Party” nga New Yorku, me kryetar Naser Niken, ishte një nga netet më të pa harrueshme, ngjarje që ndodhin shumë rrallë në vendin tonë shprehen pjesmarrësit në këtë event, të cilët ishin të shumtë, mbi 2500 spektator , e ndoqën mbrëmjen verore në “Lamiga” në Anë të Malit.

Spektaklin e ka udhëheq moderatorja e njohur shqiptare znj. Silvana Braçe, me regji të Petri Bozos, me pjesmarrjen e këngëtarëve vendas dhe nga trevat tjera shqiptare si: Muzafer Koliqi, Suad Shaptafa, Valdet Luka, Shemi i Ilireve, Alma Velaj, Elizabeta Marku, nën udhëheqen e instrumentistëve Nazmi Islami e Ilir Gjeçbritaj, po ashtu për argetimin e pjesëmarrsëve ishin të pranishëm edhe humoristët e njohur shkodran Besnik Çinari, Zyliha Miloti, Muhamet Çekini, të gjithë këta i falenderoj përzemersisht që na kanë nderuar me pjesmarrjen e tyre dhe atmosferen që kanë krijuar, tha moderetorja e njohur Silvana Braçe duke folur në emër të organizatorit, e agjensisë së spektakleve “Albis Party” nga New Yorku, me kryetar Naser Niken i cili ishte vet present në këtë spektakl.

Po ashtu të pranishmeve ju janë drejtuar me fjalen përshendetëse Naser Nika, kryetar i “Albis Party”, kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dr. Ilir Çapuni, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Ndrekiqi dhe regjizori Petro Bozo, po ashtu këtë mbrëmje e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre personalitete si:

Deputetët Luigj Shkreli dhe Dritan Abazoviqi, nënkryetarja e Komunes se Ulqinit, Hatixhe Gjoni, kryetari i Forces se Re Demokratike Nazif Cungu, avokati i njohur shqiptar në SH.B.A. Sabri Gjoni, kryetari i Shoqates Ana e Malit në Nju Jork Safet Llolla, pronari i televizonit “Blu Sky” Gëzim Brahusha dhe shumë të tjer.

Ky manifestim u zhvillua në një atmosfer shumë festive, ishte një mbrëmje fantastike e pa harruar ku bashkatdhetarët tanë nga diaspora u bashkuan dhe festuan me familjarët, miqët, shoqninë e vjetër në vendlindje. Na mbetet të falenderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe mbeshteten realizimin e kësaj mbrëmjeje. Cabo Beach, Oraganizatën Turistike, Keshillin Kombëtar, Komunën e Ulqinit, Cungu&Co, Nail Capri, Naser Demiri, Muslim Nika, Coco Beach,
Po ashtu falenderoj edhe mediat të cilat e kanë përcjellë këtë aktivitet.

“Na mbetet obligim që mbrëmje të tilla të bëhen tradicionale në vendlindje për diasporën tonë në botë”, citohet të këtë thënë vet drejtuesi dhe krijuesi i agjensisë së spektakleve “Albis Party” nga New Yorku, Naser Nika.

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.