Kompleti i librave për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe më i shtrenjtë se ato në gjuhën malazeze

Ilustrim

Vitin e ri shkollor nxënësit shqiptarë në Mal të Zi edhe këtë vit do ta presin me çmime të librave shkollor më të shtrenjta se ato të bashkëmoshatareve të tyre në gjuhën malazeze.

Nëse i bënë një analizë të shpejtë këtyre çmimeve për shkollat fillore mund të vëresh se kompletet shkollore për nxënësit shqiptarë janë përafërsisht nga 10 euro ose edhe më shumë për çdo vit shkollor, shkruan Ulqini Online.

Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me librat e lëndës Gjuhë e letersi shqipe e cila është lëndë më shumë në krahasim me nxënësit që mësimin e vijojnë në gjuhën malazeze.

Shpërndarja e librave në libraritë e qyteteve do të fillojë me 19 gusht kurse shitja do të fillojë me 26 gusht.

Më poshtë çmimet e librave në gjuhën shqipe dhe atë malazeze sipas viteve janë paraqitur në formë tabelare.

Çmimet e librave për shkollën fillore
Librat në gjuhën shqipeLibrat në gjuhën malazeze
KlasaÇmimiKlasaÇmimi
I 50,70 €I 39,80 €
II 58,40 €II 47,50  €
III 55,30 €III 44,40 €
IV 66,90 €IV 56,30 €
V 74,30 €V 63,70 €
VI 74,40 €VI 65  €
VII 100,30 €VII 94,20  €
VIII 100,30 €VIII 90,90 €
IX 94,30 €IX 84,90 €