U hap ekspozita dedikuar hulumtimeve arkeologjike në Risan

Muzeu i Ulqini

Në Galerinë e arteve të Muzeut të Ulqinit, të shtunen u hap ekspozitë dedikuar hulumtimeve arkeologjike në Risan

Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë Ulqin –  Muzeu i Ulqinit organizon ekspozitën me titull ΣYNÉXEIA – CONTINUUM – VAZHDIMËSIA, dedikuar hulumtimeve arkeologjike në Risan. Ekspozita do të hapet të shtunën, më 27 korrik, në orën 20:00, në Galerinë e Arteve të Muzeut të Ulqinit nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Hulumtimet arkeologjike të zhvilluara prej disa dekadave në Risan, në lokalitetin Carinë dhe Gradinë, të realizuara në bashkëpunim  me Qendrën për konservime dhe arkeologji të Malit të Zi dhe Universitetin e Varshavës përmes projektit ndërkombëtar Risinium rezidenca e mbretëreshës Teutë, deri tani dhënë rezultate shumë të rëndësishme. Lëndë e projektit janë hulumtimet arkeologjike dhe ka për qëllim zbulimin e njohurive të reja rreth Rizonit, gjegjësisht Risinium-it.

Ekspozita do të hapet nga drejtori i Qendrës për Kulturë të Ulqinit Musa Hoxha, ndërsa autori i ekspozitës, Dr. Dejan Gazivoda do të prezantoj rezultatet e hulumtimit përmes njëzet panove informative të shoqëruar me broshurën e ekpozitës në gjuhën malazeze dhe angleze. Fjala e hapjes do të mbahet nga udhëheqesi i Muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaçi.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 gusht 2019.