Në kohë rekord, plazhet e Ulqinit që sot të gatshme për mysafirë

Koha e ligë e mbrëmjes së martes ka bërë dëmë të mëdha në Ulqin. Ndër të dëmtuarit kanë qenë edhe plazhet e Ulqinit, sidomos ato në Plazhin e madh.

Dita e merkure tek te gjitha plazhet e qytetit ka qenë ditë e fortë pune dhe rezultatet nuk munguan. Që sot, e enjte, të gjitha plazhet janë gati për mysafirë.

Pamjet që vinë nga të gjitha plazhet tregojnë se sot mysafirët janë rikthyer përsëri plazhit.