Qeveria shqiptare ndan 25 000 euro për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Qeveria e Shqipërisë, vendosi të japë ndihmë financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në vlerë prej njëzet e pesë mijë euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë, kështu mësohet nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, transmeton Ulqini Online.

Ky vendim i qeverisë shqiptare mund të jetë i pari i këtij lloji për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në këtë rast Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.