Ilustrim

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka thirur sot në një takim  të jashtëzakonshëm Shtabin e Emergjencave ku u  raportua  për dëmet që shkaktoi shiu i mbëmshëm  dhe era e madhe.

Sipas  kompetentëve nga terreni, dëmet janë të  mëdha, dhjetra pemë të thyera, rreth 40 automjete të dëmtuar, pullaze shtëpiash  dhe  objektesh janë dëmtuar, prishje jane shënuar në hotele e restorante, në plazhe ka dëme  shumë të mëdha, disa pjesë të qytetit nuk janë në gjëndje të furnizohen me energji elektrike për shkak të prishjes së dy shtyllave të tensionit të  lartë.Kjo ka bërë që të ndihet  edhe mungesa e ujit, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Në takim u tha që ekipet të cilët kanë punuar tërë natën të  vazhdojnë punën në evitimin e pasojave. U lanë detyra për çdo sekretariat dhe institucion. Ekipet komunale do të dalin në  terren për të bërë vlerësimet e dëmeve të qytetarëve. U tha që do të kërkohet ndihmë nga Qeveria dhe Ministritë relevante  për  të kompensuar qytetarët Shtabi do të jetë në kontakt të vazhdueshëm dhe  sonte  në orët e mbrëmjes do të ketë takimin e rradhës.

By admini