Kujdes ku do të studioni, nga disa fakultete mund të mos nostrifikohet diploma

Diplomat të lëshuara nga fakultete të licensuara në të ardhmen nuk do të jenë garant që ajo do të njihet në Mal të Zi, pasi Ministria e arsimit është duke punuar në avansimin e sistemit të njohjes së diplomave nga jashta, shkruan Ulqini Online.

Ky proces, siç bëhet e ditur nga sektori i arsimit për DN, përfshin një shqyrtim më të detajuar të diplomave gjatë procedurës së njohjes, por edhe një sistem elektronik për dorëzimin e aplikacioneve. Gjithashtu, në procesin e njohjes së diplomës, do të merret parasysh gjithashtu edhe imazhi i fakultetit.

Studimet në një pjese të universiteteve  private në shumicën e rasteve në të ardhmen do të marrin edhe riskun e mosnjohjes së diplomës. Zgjidhja më e mirë janë fakultetet pranë universiteteve publike në shtetet respektive ku do të vendosin studentët që dë të studiojnë