”Međurečka” në Kllezën të Anës së Malit (foto)

Para dhe pas urës së re të Klleznës e ndërtuar si pjesë e rrugës së sapopërfunduar Ulqin – Krythë është vendosur një tabelë informuese me mbishkrimin ”Međurečka” që tregon për përronin që kalon atypari.

Ajo që bie menjeherë në sy është shkrimi në këtë tabelë vetëm në gjuhën malazeze në një vend dhe në një krahinë ku banojnë vetëm pjestarët të popullatës shqiptare.

Pa hyrë në brëndësi të vet emertimeve të cilat paraqesin problematikë në vehte, shkruarja e tabelave informuese vetëm në gjuhën malazeze në vendet ku popullata është tërësisht shqiptare është duke u bërë shqetësim për banorët e zonës së Anës së Malit.

Kohë më parë ë njëjta gjë ka ndodhur edhe në tabelat informuese për qytetin antik të Shasit.