Kosova për herë të parë ofron kuota të veçanta për studentët nga Mali i Zi, lexoni detajet

Ambasada e Republikës së Kosoves ne Mal të Zi njofton të gjithë studentët të interesuarit nga Mali i Zi për të studjuar në Universitetin e Prishtinës, se Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur miratojë propozimet e njësive akademike për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- bachelor në vitin akademik 2019/2020, mësohet nga Me respekt Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi.

Në  bazë të kuotava të percaktuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në kuader të numrit të përgjithshëm  të studentëve  mundë t ëpranohen 1% e studentëve  deri në 74 kandidat  nga Mali i Zi.

Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina do të regjistrojë edhe studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia,  Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

Për informata shtes ëju lutem gjeni të bashkangjitur konkursin e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/292F4947-4B24-4177-9AD2-5A3FCB4DC075.pdf