Më datë 14.10.2018  në Zenelaj të Anës së Malit u organizua ceremonia e fillimit të punimëve në ndërtimin e Parkut Publik në atë vend. Në kuadër të këtij investimi mjaft me vlera për të rinjtë e fshatit por edhe më gjërë është paraparë që të ketë shetitore, terene sportive të futbollit të vogël, baskebollit, volejbollit e tenisit. Ky donacion i familjes Hajdari që jetojnë në SHBA kap shumën prej 211.995 euro, shkruan Ulqini Online.

Por edhe pse kanë kaluar mjaft kohë nga data kur është dashur që të jenë përfunduar punimet dhe të jetë bërë edhe inagurimi kjo gjë akoma nuk ka ndodhur.

Lidhur më këtë vonesë, banori i asaj zone Ramiz Hajdari shpreh hapur pakënaqësitë e tia. Hajdari pyet: Pse po vonohet përfundimi i Parkut publik në Zenelaj të Anës së Malit?

Ai dëshiron që ky park të përfundojë sa më shpejt se në atë vend ai ka planifikuar edhe organizime të ndryshme kulturore e turistike gjatë stinës së verës.

Hajdari tregon se për shqetsimin e tij për këtë vonesë ka informuar edhe mediat tjera.

Të shpresojmë që ky investim i familjes së nderuar Hajdari të përfundojë sa më shpejt

By admini