Njomcakët e Akademisë së Ulqinit shpallen kampion të turneut ndërkombëtar Miljan Miljaniq (video, foto)

Klubi i futbollit Akademia nga Ulqini sipas të gjitha gjasave është duke ”rritur” një gjeneratë mjaft të mirë por njëkohësisht edhe shume të suksesshme. Kjo gjeneratë e cila është temë e këtij shkrimi është ajo e fëmijëve më të vegjël që i përkasin datëlindjes së viteve 2011 dhe 2012 dhe ushtrohet nga trajneri Herodit Sinani.

Në ditët që lamë pas, kjo gjeneratë u shpall kampione e turneut ndërkombetat Miljan Miljaniq i cili mbajt në qytetin e Ulqinit. Trajneri i kësaj gjenerate që për çdo ditë punon me këta femijë, prof. Herodit Sinani dje nuk përmbante dot gëzimin për suksesin më të fundit. Suksesi i kësaj skuadre merr përmasa edhe më të mëdha duke parë pjesmarrjen e shume ekipeve nga vende të ndryshme.

Prof. Sinani përmend kushtet mjaft të mira për ushtrime të fëmijëve duke vazhduar me sterivtje 5 herë në javë. ai poashtu tregon se per femijet per çdo ditë është i siguruar trasnporti nga qytetit deri te fushat e stervitjes.

Sinani përmend edhe disa fëmijë të kësaj gjenerate si Draga, Suka, Iljazi, Doda, Nimanbegu, Marniku, Kurti, Lika, Kraja, Taipi etj i bindur se disa nga keta edhe do të kenë karrierë të sukseshme sportive.