Informatë me rëndësi për ata që planifikojnë pushimet në Ulqin

Të gjithë pushuesit që planifikojnë që pushimet t’i bëjnë në Mal të Zi duhet të kenë kujdes që përveç gjërave të tjera të kenë me vete edhe faturën e hotelit apo apartamentit ku kanë qëndruar, shkruan Reporteri.net.

Derisa viteve të tjera nuk ka qenë e nevojshme, këtë vit kufitarët malazez përveç dokumenteve të nevojshme për lëvizje kërkojnë edhe faturën ose vërtetimin që kanë qenë turistë ose në të kundërtën pushuesit do të gjobiten me shumën prej 41 eurosh.

Kjo u bë e ditur nga një qytetar i cili derisa po kthehej për në Kosovë, kufitarët malazez ia kishin kërkuar faturën e hotelit ku kishte qëndruar.

E gjithë kjo ndodh me qëllim që pronarët e hoteleve dhe apartamenteve të mos iu ikin tatimeve ndaj shtetit malazez.

E për këtë shteti fqinj i gjobitë edhe turistët nëse nuk kërkojnë faturë për shërbimet e marra prej një hoteli apo vendit ku kanë qëndruar.