Kriporja e Ulqinit shpallet Park i Natyrës

Gjekë Gjonaj

Në mbledhjen e sotme të parlamentit vendor të Ulqinit  me 24 vota për, 1 kundër dhe 1 të përmbajtur u miratua vendimi për shpalljen e kripores së Ulqinit Park të Natyrës.  Me këtë vendim  Ko0muna e Ulqinit merr detyrimin  ta mbrioj dhe ta ruaj atë hapësirë, ndërsa nga muaji gusht i vitit të ardhshëm  të udhëheq ( menaxhojë)  me njërin prej resersuve më të rëndësishme i cili shtrihet në 15  milionë metër katrorë , e cila është në gjendje të keqe.

Duke e komentuar vendimin kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi  tha se  maksimalisht kanë mbrojtuir interesin e qytetit, dhe se nuk është mundur më shumë. Ka shtuar se  kj është ditë e madhe për Ulqinin, për Malin e Zi  dhe për Bashkimin Evropian, sespe e dimë se kriporja  kohën e fundit ka qenë në fokus të interesimit të  të gjitha  shteteve evropiane.  Edhe përkundër gjendjes së vështirë financiare, Nrekiqi beson se ky do të jetë një vendim i mirë dhe se  do të ndihmojë Qeveria, siç tha,  në lëvizjen nga   zeroja.

Nënkryetarja e Komunës Hatixhe Gjoni  theksoi se nuk kemi pasur zgjidhje tjetër, sespe ligji është i qartë-  ai i cili diçka shpall park të natyrës merr detyrimin që ta ruaj dhe ta mbrojë . Gjopn u shpreh se  Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit  para pak kohe ka dhënë pëlqimin  në peropozim,-vendimin dhe se, pas miratimit të vendimit të sotëm në kuvend , kouna dihet të themelojë  ndërmarrjen publike e cila do të merret  me mbrojtjen e Kripores.

U miratua edhe vendimi me të ciklën obligohet kryetari i komunës të shqyrtojë mundësit ligjore ( juridike) , që në hapësirën e kripores t’u mundësohet gjuetarëve gjuetia, edhe pse  kjo nuk është paraparë në vendimin për shpalljen e kripores park të natyrës.