Libri “Eksodi ’99” përurohet në Ulqin

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Eksodi ‘99” – Mitrovicë dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin do të bëjnë përurimin e librit “Eksodi ’99 – Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova”.

Përurimi do të mbahet të enjten, më 27 qershor 2019, ora 19.00, në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin.