Lexoni lutjen e NP “Komunalja” të Ulqinit drejtuar qytetarëve

NP “Veprimtaritë komunale” i është drejtuar qytetarëve të Ulqini me lutje për bashkëpunim.

Lutjen e plotë nga kjo ndërmarrje mund ta lexoni më poshtë.

Te nderuar qytetar!

Ju lusim për partneritet reciprok, Ju paraqesim disa fotografi te cilet nuk shkojnë në favor të qytetit, as në favor të turizmit e as në favor të ndermarrjes sonë! Me këso llojë fotografive vetëm i shkaktojmë dëme imazhit të qytetit. Pa marr parasysh efikasitetin tonë që gjithëmonë problemet e qytetit i kemi në rend të parë por edhe në mungesë te deponisë për deponim te orendive te vjetra shtepiake, jemi munduar qe shpesh herë ti mbledhim dhe ti mbajm për një kohë ne hapsirat e ndermarrjes duke i terhjekur nga rruget e qytetit. Ju lusim qe nëse keni orendi te vjetra ato ti qitni diten e diel deri ne ora 12:00 sipas rendit komunal per ndryshe do jemi te detyruar qe rastet te cilat do te evidentohen ti paraqesim organit përkatës për gjoba. Ju lusim edhe njëherë që mos të prishim imazhin e qytetit dhe ta mbajmë pastertinë ne qytet ashtu siç i ka hije një qyteti turistik.