Shkolla e Sukubinës, koha e fundit për ti dhënë zgjidhje – Thirrje publike nga Bashkësia lokale

Nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijë kanë 4 vite që nuk kanë mundësin për të ndjekur mësimet ne bankat shkollore të shkollës së tyre në Sukubinë. Në këtë mënyrë njomcakët e këtyre fshatrave edhe pse shumë të vegjël në moshë kanë qenë të detyrur dhe vazhdojnë të jenë të detyruar që të udhëtojnë deri në 11 km për të ndjekur mësimet në shkollën më të afërt në Katërkollë.

Me 12 tetor të vitit 2015 ministri i arsimit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Ulqinit dhe një përfaqësues i diasporës patën vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë. Afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj por që tashmë po bëhen 4 vite dhe projekti në akoma nuk ka përfunduar. Pasoja e mospërfundimit të këtij projekti vazhdojnë ti vuajne nxënësit dhe prindërit e tyre.

Bashkësia lokale e Sukubinës për këtë temtikë ka dalur me një thirrje publike të cilëm mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Thirje publike
1.Komuna e Ulqinit ta kryej sa ma parë pjesën e sajë të prapambetur.
2.Komuna e Ulqinit nuk ka kompënsuar kombin për udhëtimin e nxënsave të shkollës fillore Sukubinê për vitin 2018 dhe 2019 gjë që është premtuar.
3.Mungon shuma e mbledhur nga Diaspora jone e nderuar janë dorzu vetem 44.770 eu
Per tu perfundu ky projekt duhen rreth 80.000
Në foto shihet gjendja aktuale sot!!!