Diaspora jonë nuk duhet të blejë banesa në Ulqin, por tokë për komplekse ”alla Karizma”

Ilustrim: Kompleksi Karisma, Ulqin

Në Ulqin është në hov ndërtimi i objekteve banesore. Pothuajse tashmë nuk ka zonë e qytetit tonë që nuk është kapluar nga ky fenomen. E drejta e të ndërtuarit sipas planeve është e ligjshme dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë.

Blerësit kryesor të këtyre banesave janë në shumicën e rasteve pjestarë të diasporës sonë. Edhe në këtë pikë nuk është që ka diçka që nuk shkon mirë, por….

Pyetjet që hasen në mjaft debate në formë komenti në rrjetet sociale i qasen ndryshe të gjithë këtij fenomeni që po ndodh në blerjen e banesave në Ulqin nga pjestaret e diaspores sonë. Ka mendime të ndryshme dhe qasje ineresante.

Një koment në këtë rrjete sociale la mjaft përshtypje për nga mënyra e qasjes.
”Pjestarët e diasporës me blerjen e banesës përfundojnë investimin e tyre në vendlindje dhe as që mendojnë më shumë se sa kjo blerje që do ju shërbejë për një qëndrim dyjavësh në nivel vjetor në vendlindje. Diaspora jonë është mjaft e fuqishme dhe duhet të bëjnë çmos që të bashkojnë kapitalin e tyre për të blerë tokë pranë detit në mënyrë që të ndërtojnë komplekse ”alla Karizma””, ky është vetëm një pjesë e komentit që na la mjaft përshtypje.

Mendimeve se mund të ketë probleme në blerjen e vendeve të tilla atraktive, vendeve afër detit sidomos në plazhin e madh, që duhet të jetë pikësynimi kryesor i investitorëve potencial nga diaspora jonë, mbizotron mendimi se ja vlen që të blihen qofte edhe me dyfishin e vlerës reale.

Kompleksi Karizma në Ulqin është për momentin unik dhe i rregulluar sipas të gjitha standarteve por që ky kompleks përveç taksës së banimit të pushuesve dhe disa të punësuarëve sekondar nuk i jep diçka tjetër qytetit tonë. /Ulqini Online/