Hadi Resulbegu shpallet garuesi më i sukseshëm i turneut në Sarajevë

Të shtunën me datë 15.06.2019 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtar ISKRA OPEN 2019. Në këtë turne klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 9 garues.
Anëtarët e ekipit të Taekwondo-së fituan 6 medalje të arta dhe një të argjendit.
Me medalje u kurorzuan garuesit:
🥇 Medina Kanacevic, Hana Tivari, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Amell Nuti, Hadi Resulbegu.
🥈 Sara Dervishi.

Në rënditjen e përgjithëshme klubi Taekwondo-së Ulqini fiton trofeun e vendit të parë, kurse garuesi Hadi Resulbegu shpallet garuesi më i sukseshëm i turneut.