PARAJA PUBLIKE PËR TË MIRËN PUBLIKE, REZULTATET E HULUMTIMIT

Në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike”, OJQ Horizonti i Ri organizoi sot aktivitetin përmbyllës – konferencën për media, në të cilën u prezantuan rezultatet e hulumtimit për procedurat e realizimit të prokurimeve publike nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare, në territorin e komunës së Ulqinit.

Rezultatet e hulumtimit mund t’i gjeni në këtë link.

Hulumtimi është vazhdimësi e dy trajnimeve njëditore, të organizuara me qëllim të nxitjes dhe fuqizimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave për monitorimin e shpenzimeve të parave publike.

Ky projekt u realizua në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian.