Shas: Qendra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi nesër prezanton aktivitetet e kryera dhë të planifikuara

Kisha e shën Gjonit – Pamje pas rënies së gurit

Prezantimi dhe valorizimi i lokalitetit arkeologjik të Shasit

Qendra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të  Zi  nesër mbrëma në lokalitetin arkeologjik të Shasit  do të prezantojë  aktivitetet e kryera gjatë vitit të kaluar  dhe aktivitetet që janë planifikuar  të kryhen gjatë këtij viti, njofton përgjegjësi i Muzeut  të Ulqinit, Gazmend Kovaçi.

Ai shton se në kuadër të këtij prezantimi do të shpaloset edhe plani i punës që ka paraparë Qendra Kulturore e  Ulqinit në bashkëpunim me Qendrën për Konservime dhe Arkeologji të Malit të Zi  për administrimin bashkëkohor, hulumtime të mëtutjeshme shkencore në lokalitetin e  Shasit  dhe për krijimin e kushteve që ai  të jetë i hapur në funksion të turizmit.

Poa shtu, shton Kovaçi,  do të diskutohet edhe për eksponatet arkeologjike të Shasit  të cilat janë  të nxjerra prej tri ekspeditave arkeologjike , të cilat  kanë nevojë për  konservim, studim, dhe publikim për opinionin e gjerë.(Gj.Gjonaj)