Përfundoi turneu ”Trofeu i Ulqinit”

Të dielën me 09.06.2019 në Ulqin u mbajtë trofeu i parë i Ulqinit në sportin e Taekwondo-së.

Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të klubit organizohet turneu ndërkombëtarë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 420 garues, 36 klube nga 5 vende, kështu mësohet nga prof. Fikret Dushku.

Turneu përfundoj me suksesë ku qëllimi ishte bashkëpunimi me klubet e rajonit, shkëmbim të eksperiencave të ndryeshme, shoqërim ndërmjet garuesve, forcim të karakterit sportiv etj. Turneun e hapi kryetari i Komunës së Ulqnit z. Loro Nrekiq i cili i përshëndeti të pranishmit dhe premtoj për përkrahje të klubit të Taekwondo-së Ulqini edhe në vazhdim. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bosna dhe Kroacia.

Udhëheqësia e klubit falenderon të gjitha klubet pjesëmarrëse si dhe gjithë sponsorët që përkrahën këtë projekt sportiv.