8 Marsi, cila është origjina dhe historia – Urojnë Gjeka, Zenka dhe Nimanbegu

gezuar-8-marsinDita e gruas, ose më mirë Dita Ndërkombëtare e Grave, festohet më 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908 (edhe pse shumë datojnë vitin 1911) dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.

Kuptimi i mimozës
Siç e dini lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosi të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së të 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.

Kuriozitete nga bota
Dita e Gruas festohet në shumë vende të botës. Disa kuriozitet që vinë prej së largu? Le të fillojmë me Ekuadorin, ku ka një park dedikuar gruas, “El Parque de las Mujeres”. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuara vetëm për gratë. Në Peru gratë organizojnë festa dhe nuk lejojnë burrat të marrin pjesë në to. Evenimenti më popullor është “pollada” me tregjet ku shiten patate, mish pule etj, paratë e të cilave shkojnë për festimin e kësaj ngjarjeje. Në Honduras, asgjë nuk festohet më 8 mars, pasi kjo ditë festohet më 25 janar. Edhe në Afrikë festohet më 8 mars, në vende ku gratë kanë marrë një farë fuqie dhe luftojnë për idealet e tyre. Shoqatat e grave organizojnë festa të përmasave të mëdha në Kamerun dhe në një masë më të vogël në Zimbabve.

Për këtët rast në postën elektronike të Ulqini Online kanë arritur urimet e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe atij të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka. Urimet në fjalë mund ti lexoni më poshtë.

 

Urimi kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka

Kryetari i Komunës  sëUlqinit   Fatmir Gjeka   uron   të  gjitha  gratë, nënat , motrat dhe  vajzat  me rastin e  Festës së  tyre ,8 marsit nëpërmjet  një mesazhi  në  të    cilin   theksohet

Në   këtë ditë  të shënuar  dëshiroj   të përcjell  urimet   më të  përzemërta  për të gjitha  gratë, nënat e motrat   për festën e  tyre.
Nderim  për  kontributin  Tuaj  të  gjithanshëm e të vazhdueshëm.

Në emrin tim  dhe  në emër të  Komunës së  Ulqinit , dua  tua  uroj Festën e  tetë  marsit dhe   të riafirmoj, përkushtimet   dhe  vizionin   tonë   për  avancimin e  barazise   gjinore.
Gezuar

Urimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka

    Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Unioni Demokratik i Shqiptarëve u ndërgon urimet ma të përzemërta të gjitha nënave, motrave dhe bijave, me dëshirë që festën e tyre ta kalojnë sa më bukur.
Sot është dita e nderimit dhe mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
    Andaj , edhe një herë në emër të UDSH-së edhe në emrin tim personal , të gjitha nënave, motrave dhe bijave iu dëshirojë sukses dhe prosperitet në ç’do fushë të jetës.

Gëzuar 8 Marsin.

        
                                                                            
                                                                             Kryetari i UDSH-së
                                                                            Mehmed C.Zenka,d.v.

 

Urimi i kryetarit të Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi Genci Nimanbegu

Urime 8 Marsin

Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjitha nënat, motrat e gratë shqiptare, anë e mbanë botës kudo ku ato jetojnë, punojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e dashurisë dhe respektit ndaj njëri tjetrit, ndaj atdheut dhe gjuhës shqipe.

Të nderuara nëna, motra e gra shqiptare, Gëzuar 8 Marsin, festën Tuaj.

Urojmë që të mbretrojë paqa, lumturia dhe respekti ndër familjet Tuaja.

Urime !

Me respek,

KRYETARI

Genci Nimanbegu