Të dielen turneu ndërkombetar i taekwondo-së në Ulqin

Klubi i Taekwondo-së Ulqini për nder të 15 vjetorit të themelimit të klubit, organizon turneun ndërkombëtar në Taekwondo.

Turneu do të mbahet të dielen me 09.06.2019 në sallën e shkollës fillore “Marshal Tito“ me fillim në ora 09.30h, kështu mësohet nga një njoftim i klubit të Taekwondo-së Ulqini .

Ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv. Hyrja është e lirë.

Mirëse vini, përfundon njoftimi nga ky klub.