U realizua aktiviteti përmbyllës i projektit „Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike“

Agjencioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni (RDA-UBA) me datë 30.05.2019 realizoi aktivitetin përmbyllës të projektit „Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike“ gjatë të cilit të pranishëmve iu shpërnda broshura në dy gjuhë e cila është përgaditur më heret, raporti mbi transparencën e njësive konsumuese në komunën e Ulqinit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte paraqitja e rezultateve të mbledhura në bazë të kërkesave të dërguara për qasje të lirë në informata. Duke analizuar transparencën e ndërmarrjeve publike, agjencive dhe personave të tjerë juridik të cilët janë formuar nga ana e komunës së Ulqinit dhe të cilat veprojnë në teritorin e komunës së Ulqinit, dhe në baz të rezultateve që janë fituar është konstatuar se ka të bëjmë me shpenzime të mjeteve publike jotransparente. Në këtë analizë janë përfshirë nëntë persona juridik të cilët janë themeluar nga ana e vetëqeverisjes lokale dhe të cilët shfrytëzojnë mjetet nga buxheti i Komunës. Kërkesave të RDA – UBA të dërguara në pajtim me Ligjin prë Qasje të Lirë në Informata iu përgjigjen vetëm nga Ndërmarrja Publike Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave dhe Organizata Turistike. Poashtu është konstatuar se shumica e tyre nuk i shpallin raportet në web faqet e tyre edhe se e posedojnë web faqen.

Kjo analizë dhe ky raport është pjesë e projektit „Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike“, implementimi i të cilit filloi në janar të këtij viti dhe zgjati deri ne fund të muajit majë 2019. Ky projekt ka patur për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të sektorit civil për një kyçje adekvate në procesin e përcjellsjes së mjeteve publike.

Projekti “Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike” mbështetet përmes projektit “Money Watch – Shoqëria Civile, ruajtës i buxhetit”, që realizohet nga Instituti Alternativa me seli në Podoricë, Instituti për Financat Publike nga Zagrebi dhe OJQ Horizonti i ri nga Ulqini dhe është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Shoqëritë Civile dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi.