Dr. Anna Kaminsky: Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore

  Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani

Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani, për DW: Ndonëse ka progres në zbardhjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ajo periudhë u mungon teksteve shkollore.

DW: Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë,  profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të  Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë  për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

DW: Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni  Znj. Kaminsky?

Dr. Anna Kaminsky: Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit   memoriali i parë për  ish të burgosurit nga ish policia sekrete  e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës,

DW: Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Dr. Anna Kaminsky:  Neve në Gjermani na është dashur të  merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë.  Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

DW:  A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Dr. Anna Kaminsky:  Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe  përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta,  nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbuloje krimet e komunizmit.Kaminsky: Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore.

 DW:  Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë,  profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë  për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

DW: Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni Znj. Kaminsky?

Dr. Anna Kaminsky: Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit   memoriali i parë për  ish të burgosurit nga ish policia sekrete  e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës.

DW: Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Dr. Anna Kaminsky:  Neve në Gjermani na është dashur të  merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë.  Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

DW:  A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Dr. Anna Kaminsky:  Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta, nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbulojë krimet e komunizmit.

                                        ——————————————–

–Dërguar nga Frank Shkreli