Radhë kilometrike në hyrje në Sukubinë, pritjet rreth dy orë (foto)

 

Gjatë orëve të drekës ditës së merkurë në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan kolona e automjeteve, që ishin drejtuar Malit te Zi, shumica për Ulqin, ishte kilometrike, shkruan Ulqini Online.

Radha për të hyrë në Mal të Zi ishte rreth 1km kurse pritjet ishin edhe më të mëdha. Në orët e drekës duhej të pritej rreth 2 orëve për të kaluar këtë pikë kufitare.

Pritjet kaq të gjata për mysafirët, një pjesë e madhe e të cilëve ishin të huaj dhe destinacion kishin kampet në Ulqin, nuk janë aspak inkurajuese për këtë fillim sezoni në qytetin tonë.