Nrekiq, Cungu, Mehmeti dhe Nika urojnë Fitër Bajramin

Urimi i kryetarit te Komunes e Ulqinit Loro Nrekiq

Kryetari I Ulqinit Uron Fiter Bajramin

Kryetari I Komunës Loro Nrekiq ka uruar besimtarët musliman me rastin e Fitër Bajramit. Në urimin e tij ndër të tjera thuhet:

Më lejonin që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal tju uroj Fitër Bajramin.
Uroj që në keto dite feste të mbretërojë paqa,gëzimi,mbarësia,begatia e mbi te gjitha solidariteti mes njerzëve.Të veprojmë bashkarisht për ngritjen e vlerave njerzore e humane.Duke lutur të madhin Zot të ua pranoj agjërimin,ju uroj Festën e Fitër Bajramit!

Urimi i kryetarit te Forces se Re Demoratike Nazif Cungu

URIM ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës fizike dhe shpirtërore, të gjithë agjeruesit ku për një muaj treguan një nivel të lartë të përkushtimit, dua të uroi në emër të Forcës së re Demokratike dhe në emërin tim personal festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që agjërimi, lëmoshat dhe të gjitha aktivitetet gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit.
Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati për ju dhe familjet e juaja dhe le të ju shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.

Urime dhe për shumë vite Fitër Bajrami.

Kryetar
Nazif Cungu

Urimi i kryetarit te Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi Saubih Mehmeti

URIM ME RASTIN E FITER BAJRAMIT

Këto ditë të shenjta na shërbejnë të gjithëve për të promovuar solidaritetin, duke na afruar e duke na shtuar dashurinë edhe më tepër me njëri-tjetrin pas një muaji me plot sakrificë por njëkohësisht edhe sprovë e konsolidimit të besimit e që kurorëzohet me ditët më të madhërueshme të FITER BAJRAMIT, për besimtarët myslimanë.

Kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me shpresë, me vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur më afër njerëzve në nevojë, për t’iu zbutur sado pak vështirësitë ekonomike, të tregohemi zemërgjerë e bujarë që në çdo familje tryeza e Bajramit të jetë plotë.
Nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarëve myslimanë dhe jo myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare e në diasporë të cilët në respekt të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vetes, festojnë Fiter Bajramin.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin.

Kryetari,
Saubih Mehmeti

Urimi i kryetarit të Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika

Të dashur bashkëkombës,

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron festën e Bajramit të Madh, të gjithë besimtarëve të fesë islame.

Pas muajit të Ramazanit, muaj që simbolizon sakrificën, bindjen, përkushtimin dhe solidaritetin njerëzor, për të gjithë të përkushtuarit ndaj urdhërit të Zotit, vjen si shpërblim festa e Bajramit të Madh, me veçoritë e veta si: vizita të ndërsjellta, urime e përshëndetje ndërmjet të afërmve, miqëve, shokëve e bashkëkombësve.

Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.

Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.

Urime !

Kryetari

Faik Nika