Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi nuk përgjigjet në shkresat zyrtare të kryetarit të kuvendit Ilir Çapunit

Në seancën e djeshme  të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit  , Dr. Ilir Çapuni e kritikoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin se nuk  i është përgjigjur në  shkresën e tij zyrtare, dërguar  më 17 dhjetor të vitit të kaluar. “ Unë , më 17 dhjetor 2018  i jam drejtuar kryetarit të komunës Loro  Nrekiqit  me një shkresë zyrtare, në të cilën kam kërkuar nga ai që t’i dërgojë Kuvendit  këto informata:  

1.Informatën  mbi  ecurinë e procedimit  të  lëndës në procesin gjyqësor dhe përfaqësimin e përfaqësuesit  komunal  nëpër gjyqe në lidhje me  lëndën e “ K1”.

2.Informatën  mbi ecurinë e lëndës në kontekstin gjyqësor të Parkingut “  Galeb”, të cilën e ka përfaqësuar avokati  Nusho Kallaç.

3. Informatën mbi  dëmin e shkaktuar  pas  zjarrit në Ullishtën e e Valdanosit në  shtator të vitit 2018.

4. Informatën  mbi aktivitetet  e Policisë Komunale dhe Inspektoratin  e Ndërtimit në lidhje me  ndërtimet  pa leje për vitin 2018 në territorin e Komunës së Ulqinit.  Nga kryetari Nrekiq nuk kam marrë përgjigje në asnjërën prej  pyetjeve të dërguara”, theksoi  Çapuni në parlamentin vendor të Ulqinit.( Gj.Gj)