Probleme ne koalicionin që qeverisë në Ulqin, nuk dihet kush saboton punën (video)

Koalicioni që qeveris në Komunën e Ulqinit do të përbëhet nga plot 8 subjekte politike nga 10 të tilla sa janë gjithsej; DPS, Forca, Partia Demokratike së bashku më LD në MZ dhe Lëvizja Perspektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake me gjisthsej 30 këshilltarë nga 33 sa janë gjithsej. Por edhe përkundër fuqisë së numrave duket që tani kanë flluar të dalin në pah edhe problemet brenda këtij koalicioni, shkruan Ulqini Online.

”Në punë ka opstruksione”, kështu shprehet kryetari i Komunës së Ulqinit që vjen nga radhët e DPS-it, Loro Nrekiqi,shkruan Vijesti.

Nrekiqi paralajmëron me largime për ata që nuk e kryejnë punën si duhet. Por në gjithë këtë Nrekiq nuk tregon se nga janë dhe nga vinë këta opstruksione.

Më konkret janë nga Forca, njëri nga partneret e koalicionit. Ata mendojnë se Nrekiqin e sabotojnë jopunëtoret nga radhët e DPS-it, partisë së Nrekiqit.

Video nga Vijesti