Kuvendi i Ulqinit: Tri orë të pamjaftueshme për miratimin e rendit të ditës

Nga Gjekë Gjonaj

Se nuk ka një bashkëveprim dhe bashkërënditje të  duhur të punës së koalicionit qeverisës në Kuvendin Komunal të Ulqinit u dëshmua edhe në seancën e sotme të parlamentit vendor,për  të cilën kryekuvendari dr. Ilir Çapuni kishte planifikuar 23 pika të rendit të ditës. Që në fillim të mbledhjes   këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit  kërkuan që   rendi  i ditës të plotësohet me disa pika  të tjera  me rëndësi për qytetarët e kësaj komunë. Këshilltari i Partisë Demokratike Haxhi Sylejmani kërkoi që  Kuvendi  në këtë seancë të diksutojë për  propozim-vendimin e rritjes së pagava  të punëtorëve me shkllolim të mesëm dhe  fillor, nismë kjo e cila, siç tha ai,  ka filuar tash më se dy vite. Për shumicën e diskutuesve kjo  kërkesë ishte e pranueshme,  në mesin e të cilëve   edhe kryetari i komunës Loro Nrekiq, i cili tha se  pagat do t’u rriten punëtorëve pa kualifikim superior, kurse   disa shprehën mendimin se kjo   pikë nuk mund të renditet në këtë seancë pa pëlqimin e Minsitrisë së Financave.  

Kryetari i Forcës  Nazif Cungu si pikë të re të rendit të ditës propozoi     rastin e K 1 , për të cilën Gjykata Supreme ka sjellë vendim që Komuna e Ulqinit duhet të paguajë 6 milion e 200 mije euro. Sipas Cungut ky është problemi më i madh që ka sot komuna e Ulqinit, pa zgjidhjen e të cilit nuk është i mundur funksionimi  i saj normal. Cungu lexoi përgjigjen që i ka dhënë qeveria dhe ministria përkatëse deputetit Genci Nimanbegut,  se  ato nuk  marrin mbi vete shlyerjen e shumës së përmendur të të hollave. Me këtë  propozim të  Cungut u pajtuan edhe këshilltarët  Boro Bashoviq, Florin Pali, Ilri Harasani dhe Haxhi Sylejmani. Madje  disa prej tyre kërkuan që për çështjen e K 1 një  duhet të thirret  sa më parë mbledhja  e jashtëzakonshme e kuvendit ,  në të cilën do të diskutohen të gjitha mundësitë  për  zgjidhjen e këtij problemi, duke përfshirë këtu  edhe bisedimet  e pçashmangshme me përfaqësuesit më të lartë të shtetit. 

Këshilltarja e PD-së Eleonora Shata propozoi, që  në rendin e ditës të përfshihet  edhe  devastimi  në Pyllin e  Pishave në Pinjesh dhe në hapësirat  e tjera publike më të bukura të këtij qyteti.  Shata u shpreh  me shqetësim se  është kërcënuar  nga Ndërmarrja  e Të Mirave Detare , e cila siç tha, nga  ajo, është  kërkuar  që të heqë dorë  nga paraqitja e  rasteve siç ka vepruar me rastin „ Havana“ në Plazhin e Madh, me ç’rast ka njoftuar Ministrinë e Zhvilimit të Qëndrueshëm .  Për kryetarin e Ulqinit , Loro Nrekiqin  nuk është në rregull që  këshiltarët të përfillin propozimin e  këshiltares Shata lidhur me devastimin e Pyllit të Pishave dhe mohoi pohimet e saj në portestat e organizuara para ndërtesës së komunës se  ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asgjë për  ndalimin e shkatërrimit të Pyllit të Pishave dhe hapësirave të tjera publike në këtë qytet.

Në momentin kur  këshilltarët refuzuan propozimin e një pike shtesë  të rendit të dites   të kryetarit   Nrekiq në kërkesë të tij  kryetari i Kuvendit dr. Ilir Çapuni kërkoi pushim për gjetjen e kompromisit  për vazhdimin e seancës. Në vazhdim këshilltarët miratuan  Raportit e punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018. Mledhja e sotme do të vazhdojë pas festës së Bajramit.