Futbolli i moshave: Akademia e Ulqinit ndalet në gjysëmfinale nga Cërvena Zvezda

Në Budva të Malit të Zi viekndin e kaluar u mbajt turne ndërkombetar i moshave të vogla.

Në këtë turne treditor mori pjesë edhe ekipi Akademia nga Ulqini me grupmoshën të fomijëve të datëlindjes 2009 dhe më të vegjël. Pas kalimit me sukses të fazës grupore, në gjysëmfinale ekipi i Akademisë u ndesh kundër ekipit të mironjohur Cërvena Zvezda nga Beogradi ndaj të cilit ekip pësuan humbje.

Udhëheqësi i këtij klubi Safet Kaleziqi si dhe trajneret që punojnë çdo ditë më fëmijë shprehen të entuziazmuar me rezultatin e arritur pasi siç thonë ata fëmijët treguan dhe u veresuan për kualitetin, lojën e bukur dhe mjaft luftarake.

Në javët e ardhshme ky ekip me mosha të ndryshme të pritet të marrë pjesë edhe në disa turne tjerë poashtu të nivelit ndërkombtar.