Qindra kubikë rërë nga Ulqini në Budva për garat sportive atje

Ilustrim

Qindra kubikë rërë janë transportuar nga grykëderdhja e lumit Buna për në Budva me qëllim të rregullimit të tereneve sportive për garat e volejbollit në rërë që do të mbahen në atë qytet.

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëqlimin për mbushjen e tereneve në një plazhë të qytetit të Budvas me rërë nga Ulqini me datë 16 maj
të këtij viti duke u bazuar në informacionin e Drejtorisë për ujëra, shkruan Ulqini Online.

Në Mal të Zi do të mbahen garat sportive të shtetëve të vogla por që në Ulqin nuk do të mbahet as edhe një aktivitet sportiv i këtyre garave. Qytetet ku do të mbahen këto gara janë Budva, Podgorica, Cetina, Tivari dhe Tivati