Sukses i Ulqini në “PODGORICA OPEN 2019”

Të shtunën me datë 18.05.2019 në Podgoricë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. “PODGORICA OPEN 2019”
Në këtë aktivitet sportiv të sportit të Taekwondo-së u paraqitën 300 garues nga 30 klube prej 6 vendeve. Ekipi i Taekowndo-së Ulqini u paraqit me 30 garues. Rezultati për ekipin nga Ulqini është: gjithësejt 25 medalje të fituara, 8 të arta, 11 të argjendit, 6 të bronzit dhe tre🏆 trofe.
Medalistët:
🥇 Merisa Malokraja, Amra Dushku, Sumeja Bisha, Albjon Hykaj, Bledar Kasmi, Besart Kuqi, Amella Nuti, Sara Kraja.
🥈 Enis Kurti, Maida Nimani, Ardit Dervishi, Medina Kanaqi, Hakush Fici, Harun Dervishi, Hava Malokraja, Enes Dushku, Mehrudin Muca, Mersida Demiri, Vesa Dervishi.
🥉 Amell Nuti, Daris Xhurreta, Blendisa Xhurreta, Amar Bakalli, Abdullah Dervishi, Arta Ismailaga.

Garuesi më i sukseshëm Bledar Kasmi me tri fitore.
Garuesja më e sukseshme Amella Nuti me tri fitore.

Vendi i parë ekipore Children.
Vendi i tretë ekipore Kadet.
Në rënditjen e përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton kupën e vendit të parë të turneut “Podgorica open” për vitin 2019.

Përgaditi
Fikret Dushku, prof.