Ping-pong: Mbi 150 pjesmarrës në turneun ”Trofeu i Ulqinit”

Foto: A. Mujiq

Këtë fundjavë në Ulqin po mbahet turneu ndërkombetar në ping pong me pjesmarrjen e sportisteve nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosna e Hercegovina dhe Maqedonia.

Numri prej mbi 150 sportistave tregon për një turne të nivelit të lartë. Garat janë të konceptuara ashtu që pjemsarrësit marrin pjese në kategoritë nga më të rinjtë deri te veteranat.

Fondi shpërbëyes është 400 euro dhe turneu do të vazhdojë edhe ditën e diele.

Organizator kryesor i këtij i këtij turneu është klubi i tenisit ”Valdanos” nga qyteti i Ulqinit.