Forca i bashkëngjitet protestës kundër devastimit të Pyllit të pishave

Foto MSJA

Sot para Komunës së Ulqinit një grup i qytetarëve protestuan kundër devastimit të lokaliteteve më me vlerë siç janë Pylli i pishave dhe Ullishta.

Forca e Re Demokratike  i bashkëngjitet protestës dhe gjithashtu përkrahë si gjithmonë si ka përkrahë, iniciativat e ngjajshme të cilat synojnë mbrojtjen e hapësirës dhe mbrojtjen e mjedisit, thuhet në një kumtesë për opinon nga ky sujekt politik, trasnmeton Ulqini Online.

Mjedisi është diçka  më me vlerë që ka komuna jonë e me devastimin, degradohet ambienti i cili deri para pak kohësh ka qenë pejzazhi më i bukur i qytetit tone.

Prandaj është e domosdoshme që në kohën më të shkurtër të mundshme, të merren masat e duhura për të gjithë aktorët e procesit të ndërtimeve pa leje, për të mbrojtur ambientet dhe fenomenin e ndërtimit pa leje, të ndalohet duke respektuar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ftojmë të gjithë institucionet relevante si në nivel lokal ashtu edhe në nivel republikan të marrin masa te duhura për të parandaluar çdo përpjekje për devastimin në Komunën e Ulqinit, përfundon kumtesa.