Nrekiq, Gjeka, Cungu dhe Mehmeti urojnë për fillimin e Muajit të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka dh ai i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu kanë uruar të gjithë besimtarët të fesë islame për fillimin e Muajit të Ramazanit.

Urimet e plota mund ti lexoni më poshtë.

Urimi i Kryetarit të Komunsë së Ulqinit Loro Nrekiq

Kryetari I komunës Loro Nrekiq ka uruar besimtarët islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të nderuar besimtarë!
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit,muajit me vlerë dhe rëndësi të veçantë ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!
Le të shërbejë ky Muaj që të lëmë mënjanë ndasitë dhe të forcojmë zërin e ndërgjegjes sonë duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri,
T’i shtojmë adhurimet tona, t’i shtojmë veprat e mira, të jemi më solidar e human, më social, më tolerant e mirëkuptues se gjatë muajve të tjerë.

Urimi i kryetarit të Partitisë demokratike Fatmir Gjeka

URIME MUAJI I RAMAZANIT
Me rastin e fillimit të maujit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jete muaj i mëshires së ndërsjellte mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirekuptimit te ndërsjellte, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses te sfidave qe n’a presin.
Rrugetimi yne i perbashket kerkon motivacion te larte, per t’i tejkaluar sfidat, per nje te ardhme me te mire..
Ju ftoj qe te jemi solidare me familjet ne nevoje, t’i shtrijme doren njeri-tjetrit ne pune te mbara.
Pra, ju uroj nje Ramazan te begate per familjet tuaja, agjerim te lehte dhe te pranuar!

Urimi i kryetarit të Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu

Urim me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike të Ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve të fesë islame.
Le të jetë ky muaj i përkushtimit dhe forcimit të besimit tonë ndaj Zotit, muaji i solidaritetit dhe i ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, le të tregojmë mirëkuptimin, dashurinë dhe mëshirën ndaj të gjithëve.
Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Zoti Ju bëftë të lehtë dhe të pranueshëm agjërimin.
URIME!

Me respekt,

Kryetar
Nazif Cungu

URIM I LD NE MZ ME RASTIN E MUAJIT TË MADHËRUESHËM TË RAMAZANIT

Me rastin e fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe emrin tim personal, Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, tolerancës dhe dashurisë mes njëri – tjetrit, të shpresës e ngadhnjimit.

Lutemi që sakrifica juaj të pranohet, të shndërrohet në bekim e mbarësi në të gjitha Familjet shqiptare në mbarë botën dhe shpresë për ardhmëri më dinjitoze.

Zoti i bekoftë shqiptarët.

Kryetari,

Saubih Mehmeti