Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu kanë uruar për festën së Pashkëve.

Urimet e Nrekiqit dhe Cungut mund ti lexoni më poshtë.

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve.“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!” Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit ,të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona dhe dashurinë më e madhe për njëri tjetrin.Kryetari i Ulqinit ka uruar dhe Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit Imzot Rrok Gjolleshaj. pçrfundon urimi i Nrekiqit.

Në emrin timë personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, uron ditën e bekuar të Ngjalljes ,ditën e përjetësisë, ditën e shpresës dhe të besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri. Kjo ditë le tju sjellë mirësi dhe begati në familjet e jauaja. Urime Pashkët!
Çdo të mirë,
Kryetar
Nazif Cungu

By admini