Yllëza Rama do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze në Itali

Nxënësja e klasës së gjashtë të Shkollës fillore ”M. Tito” në Ulqin, Yllëza Rama, do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare nga gjuha angleze, Hippo Competition, që do të mbahen në qytetin Lido de Jesolo në Itali.

Yllëza në garat e organizuara në nivel të Malit të Zi ka siguruar pikët e mjaftueshme për të marrë pjesë në këto gara ndërkombetare.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit në këtë mënyrë vazhdojnë traditën e mirë të sukseseve nga gjuhët e huaja.