INJORANCA VRET – Prof. Riza Rexha e meriton një monument dinjitoz

(Prof. Riza Rexha, postmortum)

Profesor,
nuk e di a e pate dijtë,
injoranca vret
me fuqi budallaji

Jorrallë
vetësakrifica shpaguhet me zhgënjim
e ti mbetesh n´pikëpyetjen tënde
bash si pika në lis,
a të gënjej e t´kamem,
a të zhgënjej e t´dal n´breg,
a t´rri n´s´kamje, ku isha
e për kamje s´ka shteg

Ti, vëllai i Dom Simon Filipaj-t,
t´mbiem nga palcë trualli Kllëze
që shpesh zbrazët mullonin e dhimbjes n´kuvendim
err´e ag pa mshelë sytë,
a e ke diku një varr dinjiteti
që t´lexohet identiteti,
o i madhi i Historisë

Paj, jo bre, jo … ti nuk ishe cilido,
nuk veprove do si do
as hyre e dole kudo e s´ishe për t´u lënë kahdo,
andaj … dhëmb e dhëmb kjo … po po

A nuk kemi hise t´paktën një gur varri
t´shkruem ma atë g´juhë tonë zjarri

Mentor Thaqi
9 Prill 2019

P.S. Prof. Riza Rexha e meriton një monument dinjitoz, jam i sigurtë se do ta ketë nderim nga shqiptarët e tij të asaj treve Anamali!