Ulqini popullohet nga komunat tjera të Malit të Zi

Shtoji, Ulqin

Instituti i statistikave MONSTAT ka dalur me raporte të rregullta mujore të saja. Në raportin e këtij instituti për vitin 2018 që ka të bëjë me lëvizjen e popullsisë brenda Malit të Zi bië ne sy lëvizja e madhe e banorëvë të qyteteve tjera drejt Ulqinit se sa largimi i ulqinakëve në drejtim të qytetëve tjera, shkruan Ulqini Online.

Këto të dhëna që i takojnë peridhës janar – dhjetor të viti 2018 flasin për një numër më të madh të të ardhurve, 218 qytetarë në krahasim të atyrëve që janë larguar, 117.

Keto statistika mund të jenë shumë larg të dhënave që vinë nga tereni duke ditur tashme se shumë zona të qytetit janë të mbipopullur nga të ardhurit. Për këtë prin sidomos Shtoji i Ulqinit.

Qyteti nga largohen qytetarët më së shumti është Bijello Pole ndërsa Podgorica dhe qytetet bregdetarë janë qytetet që kanë numrin më të madh të të ardhurve.