Ekspozitë me fotografi në 40 vjetorin e tërmetit të vitit 1979

Pamje nga pasojat e teremetit të vitit 1979

Me rastin e 40 vjetorit të termetit të vitit 1979, Kuvendi i Komunës së Ulqinit do të organizojë në një mbledhje të rastit më datën 15.04.2019 në ora 19:00 në Hotelin „Mediteran“, në mënyrë që të kujtojmë këtë ngjarje dhe viktimat e rëna, thuhet në njoftimin e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit, z. Ilir Çapuni.


Në bashkëpunim me zyrën vendore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi dhe kolekcionistët vendas, kemi përgatitur edhe një ekspozitë me fotografi dhe material tjetër dokumentar lidhur me këtë ngjarje.