NXËNËSIT FILLORISTË NË OSTROS REALIZUAN PROJEKTIN “TË NJOHIM RRETHINËN TONË” (foto)

Nga Ali Gjeçbritaj

NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE “GHERGJ KASTRIOTI –SKËNDERBEU” NË OSTROS REALIZUAN PROJEKTIN “TË NJOHIM RRETHINËN TONË”

Në kuader Programit mësimor dhe planifikuar për tu realizuar si pjesëtë e hapur të programit dhe në bazë të Planit të Aktivit profesional të ciklit të parë dhe të dytë, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollëa fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros të mërkurën më 10 prill realizuan Projektin “Të njohim rrethinën tonë”. Projekt në fjalë u realizua në fshatin Bobosht në breg të liqenit  të Shkodrës. Boboshti është një ndër fshatrat më të bukura të Krajës . cili nga qendra e Krajës Ostrosi është diku 6-7 kilometra. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e klasëve I-V panë për së afërmi ujësjellësin e fshatit dhe u njoftuan me pozitën gjeografike të tij. Për ndryshe Boboshti është i vetmi fashat në Krajë që ka ujësjellësin. Nxënësit vizituan bazenin e grumbullimit të ujit, sistemin e ujësellsit dhe bunarët në breg liqen. Gjat vizitës nxënësit, ate që më parë e kanë mësuar në kalasë si pjesë teorike tashti e shijuan dhe e prekën për së afërmi. Përvetësuan se liqeni i Shkodrës është bazeni më i madh ujor në Gadishullin Ballkan, mësuan dhe panë botën e gjallë në liqen, peshqit, likonët, kacironët, panë barkat e peshkimit (sulet) si dhe shumë gjëra intereante që deri atë ditë i kishin mësuar vetëm në teori. Gjatë kësaj dite aktive, nxënësit dhe arsimtarët e tyre zhvilluan edhe aktivitete sportive në terenet e mrekullueshme të sportit në mes të fshatit. Panë dhe shijuan bukurit natyrore të bregliqenit dhe liqeni. Mësimdhënësit, anëtarë të Aktivit profesional morën pjesë edhe në një orë model që u organizua në bazë të planit vjetor të ngritjes profesionale. Shkëmbimi i përvojës  dita e ngrohtë me diell që mbretëroi s’do mend se ndikon pozitivisht në mbushjen me energji pozitive tek të gjithë.  Për të gjithë, pa dyshim  ishte një përjetim i këndëshëm dhe ditë relaksuese. Ishte edhe një përvojë e veçane jetësore për nxënësit dhe mësimdhënësit që realizuan projektin.

Nxënësit dhe mësimdhënësit Sami Dodiq dhe Besarta Cukoviq paranë bazenit ku grumbullohet uji dhe me ramje të lirë shpërndahet në tërë fshatin dhe në amvisërit e Boboshtit dhe Blacës.
Nxënësit e paraleles së ndarë të Arbneshit me mësuesin e tyre në barkë peshkimi (sul) në Va të Boboshtit me mësuesin Ali Gjeçbritaj

Nxënësit e paraleles së Boboshtit në orën e edukimit fizik me mësuesin Jetmir Cukoviq (orë model)