”Dëmet e shkaktuara ullishtës llogariten në mbi 800 000 euro”

Ilustrim

Ministrja Vuçinoviq viziton Ulqinin 

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi Marija Vuçinoviq.Ajo u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni dhe nënkryetarët e komunës.

Kryetari Nrekiq , bëri një prezantim të dëmeve që i janë shkaktuar amvisnive dhe  pronarëve të ullishtës nga vërshimet dhe zjarreve në vitin 2018  dhe masat që ka ndërmarrë komuna  në tejkalimin e situatës, mësohet nga komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Ai veçoi se dëmet nga vërshimet llogariten në 30,000 mijë euro, ndërkohë që dëmet e shkaktuar ullishtës llogariten në mbi 800 000 euro .

Ministrja Vuçinoviq  i njoftoi të pranishmit  me atë sesi punon dhe funksionon  komisioni për vlerësimin e dëmëve dhe ndihmën që ofron ai. Ndëkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së bujqësisë  dhe zhvillimit rural Vukota Stanishiq  u ndal  dhe foli për  mënyrën  e subvensioneve  që Ministria i  ofron  prodhuesve. Po ashtu u insistua që prodhuesit të jenë  sa më të stërvitur për situata të pavolitshme natyrore dhe me kohë të punojnë dhe të marrin masa mbrojtëse. Ministrja në shoqërimin e udhëheqësve komunal dhe këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit vizituan  disa familje  që kanë pësuar dëme nga  vërshimet dhe zjarret.