Futbollistët e Otrantit Olimpikut arritën një fitore me shumë vlera kundër hiç më pak se lidereve ta kampionatit të ligës së II futbollistike të Malit të Zi, Mlladost nga Ljeshkopolje.

Një perlë e Angjello Rudajt nga gjuajtja e lirë dhe nje gjuajtje e kalibruar e Valentin Rudaj pas pasimit nga Mollabeqiri kanë mjaftuar për rezultatin final 2:1 në të mirë të Otrantit.

Një lojë shumë e bukur e futbollistëve të Otrantit të cilët në çdo moment ishin në nivel të ndeshjes. Lojtari i ndeshjes edhe sipas komentuesve ishte Angjello Rudaj.

Me këtë fitore Otranti është edhe më afër barazhit që të çon në ligën e parë të Malit të Zi.

By admini