Kësaj të diele aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër”, vizitë Kalasë së Rozafës


Për të pestin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativo – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”.  Këtë vit ky aktivitet do të organizohet në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit dhe në këtë mënyrë kjo shoqatë dëshiron të pasurojë sado pak programin për nder të kësaj feste.

Në kuadër të aktivitetit është paraparë edhe vizita e Kalasë së Rozafës në Shkodër.

 Për të gjithë pjesmarrësit Shoqata ”PROMUL” këtë vit ka siguruar edhe dhurata të cilat do të shpërndahen ditën e aktivitetit.

Këtë vit, për herë të parë, aktivitetin ”Me biçikletë në Shkodër” do ta ndihmojë Organizata turistike e Ulqinit.

Aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër” organizohet të dielen me  07.04.2019.

Detajet e aktivitetit të këtij viti

Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit e viteve të kaluara.

Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të dielen e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni detajet e aktivitetit.

Ora
7:30                 Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,

8:00                  Nisja për në Shkodër


9:15                 Mbërritja në Krythë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit te rrethrrotullimi

9:30                 Mbërritja në Katërkollë  dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit  (pika e karburantit te                                   kryqëzimi Sukubinë – Ostros)

10:00               Mbërrtija në Sukubinë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit në (Te pusi)

11:00               Mbërritja në Shkodër,

11 – 12:30        Vizitë Kalasë së Rozafës

12:30               Nisja për në Shirokë,

13:30-15:00    Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,

15:00               Nisja për në Ulqin,

18:00               Mbërritja në Ulqin.

Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.

Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve  që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur sportivo – rekreativo – turistik. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.