Klubi i karatesë Ulqini i ndan Mirënjohje Kryetarit të Ulqinit

Sot, kryetari i komunës Loro Nrekiq priti  anëtarët e udhëheqsisë së  Klubit të karatesë Ulqini. Me këtë rast ata  i ndanë mirënjohje  të vecantë kryetarit Nrekiq, për sic thuhet në motivacion për angazhim ndër vite në krye të  këtij ekipi i cili  për pjesëmarrje të suksesshme është  lançuar me  çmime, kupa dhe diploma  në kampionate dhe gara të shumta.

Kryetari  Nrekiq, falenderoi udheheqësinë e klubit  dhe u zotua që komuna e Ulqinit do të vazhdojë të përkrahë ekipet sportive dhe zhvillimin e sportit në komunën tonë.