Shoqata “RUMIA” kësaj të diele organizon ecje nga Tivari deri në Lijare të Krajës, ja detajet

Nga vitet e kaluara

SHB “Rumia” nga Ulqini , për të katërtin vit me radhë, kësaj të diele, me 31.03.2019 organizon rrugëtimin të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”.

Sh.B. “Rumia” ka detajuar edhe programin e këtij aktiviteti të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Detajet e aktivitetit:
Ora
07:00 Nisja nga Komuna e Ulqinit
08:00 Vizit ish ndërtesës së Monopolit të Duhanit në Tivar
09:00 Nisja nga Tivari i vjetër (Kalaja) për në Lijare të Krajës

Orët e pasdrekës, mbërritja në Lijare dhe shpërndarja e bjeshkatarëve.

Gjatësia e këtij shtegu është 12km, disnivel 1000m, 6-7 orë ecje dhe i takon shkallës së vështirësisë së mesme. Është rast i bukur që të kalohet edhe nëpër vendet si Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës etj.

Të nevojshme janë këpucët per mal dhe veshje të përshtatshme, ushqim dhe 2-3 L ujë.

Poashtu njoftojmë që transporti do të jetë i organizuar, per arsye se fillohet ne Tivar te Kalaja dhe zbritet ne anen tjeter ne Karajë. Çmimi i biletës është 8€ për person. Në biletë është i përfshirë udhëtimi nga Ulqini deri në Tivar si dhe kthimi nga fshati Lijare (Krajë) për në Ulqin. Personat ose grupet që do udhetojnë me mjetet e vume ne dispozicion nga SH.B.RUMIA duhet te lajmrohen deri me date 30.03.2019…

Nese koha nuk do jete ne favor si te realizohet aktiviteti do te shtyhet per nje date tjeter

Per rezervim na kontaktoni këtu përmes faqes ose tek z. Fatmir Markashi në këtë numër telefoni: 069–962–297

Mirë u takoshim!