Bledar Kasmi shpallet garuesi më i sukseshëm në Zrenjanin

Një tjetër vikend i sukseshëm për sportistët e klubit të Taekwondo-së Ulqini

Të shtunën me datë 16.03.2019 në Zrenjanin u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së ZRENJANIN OPEN 2019 ku klubi nga Ulqini arriti të fitojë 11 medalje dhe një trofe.

Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 640 garues, 65 klube nga 11 shtete të ndryeshme. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues. Sportistët nga Ulqini arritëm të kurorzohen me 5 medalje ari, 3 argjendi, 3 bronzi. Garuesi Bledar Kasmi u shpall garuesi më i sukseshëm i turneut dhe trofeu i vendit të tretë në diciplinën e Formave.

Medalistët e artë:
🥇 Sara Kraja
🥇 Bledar Kasmi
🥇 Medina Kanaqeviq
🥇 Amra Dushku
🥇 Hana Tivari
Medalistët e argjendit:
🥈 Arta Ismailaga
🥈 Dion Mustafa
🥈 Vesa Dervishi
Medalistët e bronzit:
🥉 Sumeja Bisha
🥉 Enis Kurti
🥉 Amella Nuti

Falenderojmë sponsorët për përkrahje financiare të këtij aktiviteti. Poashtu falenderojmë prindërit për përkushtimin ndaj sportistëve tanë.