Kompani nga Emiratet e Bashkuara të interesuara për të investuar në Ulqin


Kryetari i Komunës Loro Nrekiqi  zhvilloi  një takim me Z. Ahmed Hassib, njeri nga  përfaqësuesit e  konsorciumit ,,NIRVANA,, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Fjala është për  konsorciumin që tubon 23 kompani të fuqishme të sektorëve  të ndryshëm  të cilët kanë  investuar në shumë vende të ndryshme  e që janë të interesuar për investime edhe  në  Mal të Zi, respektivisht në qytetin tone.

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet  miqësore midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, mësohet nga Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Kryetari i Ulqinit  bëri një prezantim të mundësive për investime në qytet, ku veçoi fushat e turizmit energjetikës, transportit  ndertimin e aeroportit  marinës etj.  si fusha me potenciale të mëdha investimi. Ai poashtu nënvizoi dhe përparsitë që i ofrohen investitorëve të fuqishëm. U la, që shumë shpejtë në Ulqin  të organizohet një takim i niveleve të larta ndërmjet dy vendeve dhe ekipeve  nga kompanitë emirate  me qëllim të  konkretizimit  të projekteve  në fusha me interes  reciprok.