Presidenti i Malit të Zi priti ministrin në detyrë të punëve të jashtme të Shqipërisë

Foto: punetejashtme.gov.al

Presidentti i Malit të Zi z. Millo Gjukanoviq priti ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z. Gent Cakaj.

Gjukanoviq shprehu kënaqësinë për mundësinë e takimit me z. Cakaj gjatë vizitës së tij në vendet e rajonit, i cili konfirmon më tej cilësinë e lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dialogut ndërshtetëror, bilateral dhe në fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Nga ana tjetër edhe Cakaj vlerëson takimin me Gjuaknoviqin.
“Shqipëria vlerëson kontributin e Presidentit Djukanovic në rrugëtimin euro-atlantik të Malit të Zi, çka njëkohësisht përfaqëson edhe kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Vizita në Podgoricë është moment i rëndësishëm për të dhenë një mesazh të përbashkët për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”– u shpreh Cakaj.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi arritjet në rrafshin e bashkëpunimit dypalësh me Malin e Zi si një model për forcimin e ndërveprimit rajonal, dhe u ndal mbi rolin thelbësor të shqiptarëve në vendin fqinj, duke i konsideruar ata si përcaktues në përparimin euro-atlantik të Malit të Zi.

Theks të veçantë gjatë vizitës së tij Ministri në Detyrë Cakaj vuri edhe në thellimin e marrëdhënieve tregtare të cilat do të kenë një vëmendje të posaçme në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, sikundër dhe zbatimi i angazhimeve të ndërmarra në kuadër të zhvillimit ekonomik të brezit ndërkufitar.